×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një shqiptar në mesin e të mbijetuarave në tragjedinë e Kanalit Anglez

    Insajderi
    14 December 2022 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shqiptar i quajtur Denis, është mes të mbijetuarëvë të tragjedisë së Kanalit Anglez mëngjesin e sotëm.

    Abcnews.al, mëson se shqiptari i quajtur Denis, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është shpëtuar nga anija e peshkimit e cila dha ndihmën e parë për emigrantët që ishin në gomonen e çarë. Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se nga verifikimet deri në orën 14:00, nuk rezultojnë shqiptarë të tjerë, megjithatë detaje të tjera pritet të dalin lidhur me kombësinë dhe identitetin e viktimave dhe të mbijetuarve të kësaj tragjedie.

    Deri më tani media britanike raportojnë se janë shpëtuar 43 persona ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të vdekur. Fillimisht ishte një varkë peshkimi që ka dhënë ndihmë për emigrantët, ndërsa më pas janë njoftuar emergjencat civile të Francës dhe Britanisë së Madhe.

    Kryeministri britanik, Rishi Sunak, reagoi për përmbytjen e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez.

    “Jam i sigurt që e gjithë Dhoma (e parlamentit) ndan keqardhjen e time për përmbytjen e një varke të vogël në Kanal, në orë të para të mëngjesit të sotëm dhe për humbjen tragjike të jetëve njerëzore”.

    “Zemrat tona janë me ata që preken nga kjo ngjarje dhe nderimet tona me ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit”, tha ai.

    Fjalët e kryeministrit britanik u pasuan nga reagimi i liderit të laburistëve, Keir Starmer.

    “Kjo është një kujtesë se bandat kriminale që kontrollojnë ato rrugë venë në rrezik jetët e të dëshpëruarve dhe përfitojnë nga fatkeqësia e tyre. Ata duhet të shkatërrohen dhe të çohen para drejtësisë”, tha Starmer.

    Qeveria britanike konfirmoi vdekjen e 4 emigrantëve, ndërsa të paktën 43 persona të tjerë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit që vijojnë operacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark