×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shtetas i Serbisë merr peng autobusin në Gjermani, arrestohet

    Insajderi
    21 September 2021 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pjesë e autostradës mes Nurnbergut dhe Ingolstadt, është mbyllur të martën, për shkak të një incidenti ku thuhet se është përfshirë një pasagjer i armatosur në autobus, raporton agjencia AP.

    Sipas “B92” bëhet fjalë për autobusin e kompanisë serbe “Lasta” të linjës Dortmund – Beograd, ndërsa thuhet se pasagjeri, shtetas i Serbisë, F.K. është futur në autobus në Frankfurt dhe ka sulmuar fizikisht dy pasagjerë.

    Mësohet se shoferët e autobusit përkohësisht kishin ndalur sulmuesin, ndërsa ishin liruar pasagjerët tjerë. Ndërsa më pas në autobus kishin mbetur vetëm pasagjeri e tre shoferët. U vendos një ekip i Policisë për të negociuar dhe autostrada A 9 u mbyll në dy drejtimet. Pas negociatave u liruan edhe tre shoferët.

    Policia në mbrëmje arrestoi të dyshuarin.

    Nuk është njoftuar nëse ndonjë është lënduar në aksion, por në Twitter është thënë se ende nuk është gjetur ndonjë armë, ndonëse ende po kërkohet në autobus.

    Nuk dihet ende motivi prapa sulmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark