
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, duhet të shkojë në pension.
Demaliaj ka thënë se ka tema shumë më të mëdha që duhet forluar se sa ajo e komunikacionit dhe se nuk e dinë që Mustafa është ekspert i komunikacionit.
“Ka ardhur koha qe ai të largohet nga politika të shkojë në pension”, ka thënë Demaliaj.
Isa Mustafa kohëve të fundit është përfshirë në polemikën me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekën ku ky i fundit pati deklaruar se Qeveria ‘Mustafa’ nuk pati punuar për të mirën e qytetarëve ndërsa qeveria ‘Haradinaj’ ka ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore.
Mustafa i ka thënë Lekajt se qeverisja e tij është kriminale./Insajderi/