×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Një tjetër statujë e Maradonas në Napoli, kësaj radhe do të përjetësohet këmba e tij e artë

    Insajderi
    10 May 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diego Armando Maradona ka qenë gjithmonë një simbol mburrjeje për Napolin dhe napolitanët. Ideja për ta nderuar me një statujë ka qenë e menjëhershme, pas lajmit për vdekjen e tij, më 25 nëntor, dy vite më parë.

    Përveç statujës së tij para stadiumit dhe emërimit të impiantit sportiv të bluve, së shpejti do të shihet edhe një tjetër: ajo e këmbës së majtë e legjendës argjentinase. Kryebashkiaku Gaetano Manfredi priti Aurelio De Laurentiis dhe menaxherin historik të Diegos, Stefano Ceci në bashkinë e qytetit për të diskutuar mbi nismën.

    Në periferi të eventit, Ceci mori një miniaturë të skulpturës ekzistuese, ndërsa presidenti i Napolit kishte një riprodhim të kufizuar prej pesëqind kopjesh të këmbës (statujës) së majtë të Maradonës. “Diego nuk ka nevojë të komentohet, por përkundrazi të gjejë vendndodhjen e duhur përfundimtare në zonë.

    Kjo do të bëhet e mundur me projektin që Ceci i paraqiti kryebashkiakut, i cili nga ana e tij kishte një ide shumë të përshtatshme”, – tha De Laurentiis në konferencën e mbajtur pas ngjarjes.

    Mbas takimit, presidenti i Napolit shtoi: “Jam i lumtur që marr këtë dhuratë nga Ceci, sepse kjo vepër e përjetëson Maradonën në maksimum, një mit absolut që do të mbetet gjithmonë në kujtesë dhe në zemër të qytetit tonë.

    Do ta vendos statujën në tavolinën time në “via Ventiquattro Maggio” (selia e Filmauro-s në Romë).   Në Napoli, nga ana tjetër, do të ndërtohet një këmbë tredimensionale mbi një piedestal, e cila do të ketë një rëndësi dhe vlerë simbolike”.

    Në këtë pikë u shpreh edhe Manfredi, duke diskutuar për pozicionin e statujës: “Falënderoj Stefano Cecin për iniciativën, ai po nderon me shumë respekt kujtimin e Maradonës. De Laurentiis po e kryen projektin me përkushtim.

    Sporti është një aktivitet që të lejon të bëhesh fitues dhe në Napoli është e mundur. Diego ia doli, lindi në një realitet të varfër dhe u bë futbollisti më i madh në botë. Me këtë statujë do të përpiqemi t’i bëjmë homazhe kujtimit të Diegos 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark