×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një vaksinë e re anti-Covid, së shpejti nga Zvicër

    Insajderi
    14 October 2021 - 13:32

    Kimisti dhe sipërmarrësi bioteknik, Vladimir Cmiljanovic, po zhvillon vaksinën e gjeneratës së dytë të koronavirusit, në një projekt të financuar nga kantoni dhe Spitali Universitar Basel.

    Vaksina e re “Rocketvax”, që po prodhohet në Zvicër, do të ofroj një mbrojtje për të paktën dy vjet nga Covid.

    Fillimi i tij, “Rocketvax”, po krijon një vaksinë me një përgjigje të zgjatur imune. “Ne duam të marrim mbrojtje për të paktën dy vjet”, tha Cmiljanovic. Do të ishte një vit më gjatë se besohet të ofrojnë vaksinat e sotme Covid.

    Ndryshe nga vaksinat Pfizer dhe Moderna, të cilat bazohen në teknologjinë mRNA, ose vektori viral Johnson & Johnson, Rocketvax do të përmbajë sasi të vogla patogjene, të afta të riprodhohen në sasi të reduktuara, duke bërë që sistemi imunitar të prodhojë antitrupa dhe të neutralizojë qelizat imune.

    Cmiljanovic tha se ai pret që të dorëzojë vaksinën e tij për autorizim deri në fund të vitit 2022. /Albinfo.ch

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark