×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Hulumtime/Analiza

    Një vit pa dalë në pension shkarkohet drejtori i teatrit në Podujevë, kujt po ia përgatit VV-ja dhënien e këtij posti?

    Insajderi
    01 July 2022 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe një vit do të dilte në pensionim, por Agron Gërguri nuk do ta pres këtë moment si drejtor i Teatrit të Podujevës. Insajderi sjell prapaskenat e shkarkimit të tij, ofertën për tu dorëhequr dhe se kujt nga njerëzit e afërt të partisë në pushtet, Vetëvendosje, po i përgatitet dhënia e kësaj karrigeje.

    Në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli Drejtues i  Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, me datë 23.06.2022 është marr vendimi për shkarkimin e Agron Gërgurit.

    Këshilli Drejtues i  Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë përbëhet nga 5 anëtar, por që të pranishëm ishin vetëm 4 pasi që pjesëtari i pestë nuk ishte njoftuar për mbledhjen që do të mbahet.

    Personat të cilët votuan për shkarkimin ishin: Mehmet Breznica, Xheladin Çitaku, Arta Sadiku, Doruntina Hasani, ndërsa ajo që mungoi pasi nuk e kanë lajmëruar ishte Ryva Kajtazi, ku sipas burimeve të Insajderit atë nuk e njoftuan për arsyeje se ajo ishte kundër këtij vendimi.

    Sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se shkarkimi është bërë për shkak të mos kryerjes së punëve dhe përmbushjes së detyrave të përcaktuara me ligjin për Teatrot, Statutin e Teatrit dhe dispozitat tjera përkatëse në fuqi.

    Në vendim ndër të tjera thuhet se Gërguri nuk ka paraqitur fare raport vjetor financiar, për angazhimin dhe menaxhimin e mjeteve financiare.

    Agron Gërguri, drejtor i Teatrit “Avdush Hasani”, në një prononcim për Insajderin e mohon këtë, duke thënë që përveç raportimit vjetor i ka dërguar dhe raportin ditor në emailat e tyre, por që nuk ka pranuar asnjë përgjigjje nga ata për ndonjë plotësim shtesë apo diçka tjetër.

    ‘’I kam dërgu edhe raportin ditor në emailat e tyre, por ata nuk më kanë kthyer përgjigjje për ndonjë plotësim shtesë apo që mungon diqka dhe kemi dëshirë me pa edhe kta, nuk me kanë ftuar as në mbledhje është jo logjike që raportuesi mos me kanë në mbledhje, unë kam qenë në teatër dhe atu i kam pa dhe e kam marr vesh që ka pasur mbledhje, atë herë unë kam hy dhe ju kam thënë që nuk është në rregull të mbani mbledhje për raportin ta shikoni raportin dhe raportuesi mos të jetë këtu‘’.

    Në lidhje me mos-informimin për mbajten e mbledhjes, së anëtares së këshillit Gërguri ka një përgjigjje në lidhje me këtë.

    ‘’Gjoja është konfikt interesi, se nuk mund të jetë anëtar i teatrit nuk mund të jetë anëtar i këshillit, pra gjykimi i tyre ka qenë që ai person është i afërt me mu dhe nuk merr vendime’’.

    Gërguri tregon se ka kërkuar të takohet me këshillin, por që nuk kanë pranuar të takohen dhe se përgjigja e tyre ka qenë, ‘’ Nuk vijmë nese ti nuk jep dorëheqje’’.

    Sipas burimeve, Insajderi mëson se para se të merret vendimi për shkarkimin e Agron Gërgurit nga pozita e drejtorit atij ju kërkua që të jap dorëheqje.

    Kërkesa për të japur vet dorëheqje, Gërgurit i’u bë nga një pjesëtar i këshillit drejtues( emër  i njohur për redaksinë) për arsyeje mos prishje imazhi ndaj Gërgurit.

    Sipas burimeve, Insajderi mëson se këtë pozitë pritet ta marr regjisorja Elhame Kutllovci.

    LEXO EDHE:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark