Ndërsa po rritet në mbarë botën numri i popullsisë së moshuar, do të rritet edhe numri i njerëzve që vuajnë nga demenca. Shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth shkaqeve, ata po zbulojnë se mund të ndihmojnë në uljen e rasteve të shfaqura.
Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë është e mirë për zemrën, është e mirë gjithashtu edhe për trurin. Aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme ruajnë nivelin e gjakut që shtyn zemra drejt trurit. Qarkullimi i mirë i gjakut e mban funksional trurin dhe redukton rrezikun e Demencës.
“Demenca karakterizohet nga dobësimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera, si të folurit apo aftësia për të planifikuar dhe organizuar ditën.”
Dr. Kenneth Langa udhëhoqi një studim të mbi 20 mijë personave për të vlerësuar rrezikun e demencës.
“Zbuluam se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me demencë gjatë periudhës 2000-2012, me 11.5% deri në 9% rënie.”
Langa thotë se rënia është për shkak të kurave më të mira për tensionin e lartë të gjakut, diabetin, mbipeshën, dhe trajtimet e tjera që e mbajnë të shëndetshëm sistemin kardiovaskular dhe ulin numrin e rasteve të goditjeve në zemër. Ai mendon se rritja e nivelit arsimor ka gjithashtu të bëjë. Shumë studime tregojnë se një rritje e nivelit të arsimit zvogëlon nivelin e çrregullimeve mendore. Në SHBA, niveli i arsimit të popullsisë është rritur gjatë dy dekadave të fundit.
“Do të thotë se një 75-vjeçar sot ka më pak rrezik të preket nga demencia, se sa një 75-vjeçar i 10 apo 20 viteve më parë.”
Pra, edhe pa zbulimin e ndonjë ilaçi të ri për të ulur numrin e rasteve të demencias, duket se ka një sërë faktorësh dhe hapash që mund të ndërmerren për të ulur rrezikun e shfaqjes së demencës.