×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Njerëzit më të zgjuar janë lindur në këtë muaj, a jeni mes tyre?

    Insajderi
    17 November 2022 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët nga Kembrixhi treguan se njerëzit më të zgjuar kanë lindur në muajin shtator dhe arsyeja për këtë është, do të thoshim, “natyra administrative”.

    Viti shkollor fillon në shtator, që do të thotë se fëmijët e lindur në këtë muaj kanë përparësi gjatë shkollimit, pasi zakonisht janë më të rriturit në klasë.

    Shkencëtarët analizuan të dhënat për rreth një milion e gjysmë studentë, të moshës 6 deri në 12-vjeç, të lindur në muaj të ndryshëm.

    Statistikat kanë treguar se fëmijët e lindur në shtator arrijnë rezultate më të mira në shkollë dhe zakonisht regjistrohen në kolegjet më të mira. Përveç kësaj, ka më pak rrezik që ata të kryejnë dënimin e tyre në një qeli burgu gjatë jetës së tyre.

    Hulumtimi tregoi gjithashtu se ata që ishin më të moshuarit në brezin shkollor kanë shumë më pak gjasa të përfundojnë si delikuentë të mitur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark