×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Njëri në morg e tjetri në burg – i përlotur flet i afërmi i tyre

    Insajderi
    28 April 2023 - 15:12

    Pas ngjarjes së rëndë ku mbet i vrarë një person në Kijevë të Malishevës, ku dyshohet se nipi ka vrarë axhën e tij, ka folur i afërmi i viktimës Sejdi Berisha për Insajderin.

    Berisha tha se 22 anëtarë të familjes janë me infuziona dhe se nuk e din e dinë se ka pasur ndonje konflikt mes tyre.

    “Nuk po dime se cka ka ndodh, i kam 22 anëtare me infuzjon, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardh prej anglie gurbetgji o i vrami, nuk di cka ka pas, une tu e punu token jom kane, e kom ni kur kane ardh policia jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës.

    Ndërkohë që Policia është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se Gazeta Insajderi merr vesh se personi i pajetë është dërguar në morg.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark