×
Show / Fashion

Njeriu më i pafat në botë – i gjithë fshati u bë milioner brenda natës, përveç tij

Insajderi
20 December 2019 - 20:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fshat i harruar dhe i mbytur me borxhe, i braktisur nga të rinjtë dhe me vetëm 240 banorë në moshë të thyer, ende me shtëpi guri e me rrugica të vjetra, pa t’i bëhen të gjithë banorët të pasur brenda natës. Pothuajse të gjithë.

Nga 70 shtëpitë që kishte fshati në total, 69 fituan lotarinë e madhe të Krishtlindjeve, e cila atë vit (2011) shkoi në 720 milionë euro dhe pati plot 1800 fitues. Të gjithë banorët kishin fituar nga një pjesë të çmimit të madh, përveç një personi të vetëm që nuk kishte blerë.

Me t’u njoftuar çmimi në TV, të gjithë u mblodhën te sheshi i fshatit e nisën të përqafohen. Dikush thoshte që kishte pasur katër bileta, dikush më shumë. Secila biletë i binte të vlente 100 mijë euro, për shkak të një sistemi lotarie që funksionon në Spanjë. Një kioskë mund të shesë biletat e një serie dhe të gjitha ato bileta mund të dalin fituese me nga 100 mijë euro secila. Disa prej banorëve kishin nga 12 e madje më shumë, aq sa për t’u bërë milionerë.

Njeriu më i pafat i fshatit, i vetmi nga 250 banorët që nuk fitoi as edhe një gjë, ishte Kostis Micotaqis, një djalë grek që kishte pesë vite në fshat e që nuk blinte bileta, pasi nuk ishte familjarizuar me lotarinë vendase./TCH

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark