×
  • Sport
  • Sport

    Njihuni me historinë e stjuardesës Adriana Paul, që i dha trofeun e ‘Lojtarit më të mirë” yllit Lionel Messi…

    Insajderi
    25 December 2022 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bukuroshja Adriana Paul, pati fatin dhe privilegjin e madh, që të mbante dhe t’i jepte trofeun e “Lojtarit më të mirë” të Kupës së Botës, yllit dhe kapitenit argjentinas Lionel Messit. Por kush është Adriana?

    Ajo ka lindur në Rumani dhe punon prej vitesh si stjuardesë në kompaninë “Qatar Airways”. Për të qenë në skenën e madhe të Kupës së Botës, bukuroshja rumune nga Ballkani u zgjodh mes 15 mijë stjuardesave të tjera të kompanisë. Adriana Paul, e cila jeton prej pesë vitesh në Lindjen e Mesme, ka folur për mediat rumune, teksa ka rrëfyer eksperiencën e saj në Botërorin e Katarit.

    “Kam ecur me kilometra të tëra për të shkuar në shkollë kur kam qenë fëmijë, madje kam mjelë edhe lopët. Askush nuk do ta besonte historinë time. Në Katar ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur për mundësinë që m’u dha. Trofeu ishte i rëndë, gati 6 kilogramë dhe duart më dridheshin gjatë gjithë kohës. Emocionet kanë qenë të mëdha, si në skenë ashtu edhe në prapaskenë, pasi kam qenë krah Emirit të Katarit, presidentit të Francës apo dhe atij të FIFA-s”, ka rrëfyer rumunia.

    Njihuni me historinë e stjuardesës Adriana Paul, që i dha trofeun

    Veç të tjerash, kjo eksperiencë ka shërbyer për Adrianan edhe për të rritur audiencën e saj rrjetet sociale, aty ku aktualisht ndiqet nga 37 mijë persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark