×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Njihuni me profesoreshën e pianos

    Insajderi
    22 September 2022 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pianistja Nita Zeqiri, lindi në Gjakovë ndërsa shkollimin e ulët dhe të mesëm e përfundoj në Prishtinë. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës si dhe master në drejtimin e Pianos.

    Ndër vite, Nita Zeqiri ishte pjesëmarrëse në shumë aktivitete e festivale të ndryshme. Në vitin 2003 dhe 2004, në garat rajonale të muzikës klasike, të organizuara në Kosovë, Nita radhazi morri çmimin e dytë. Në vitin 2007 performoi në garat e muzicientëve të rinjë, kurse në vitin 2009 morri pjesë në festivalin e Barlettes në Itali dhe morri çmimin “Diplomë merite”. Po ashtu në vitin 2011 ishte pjesëmarrëse në festivalin e muzicientëve të rinjë REMUSICA, e në vitet 2013-2014 Nita ishte pjesëmarrëse në festivalin Chopin Piano Fest.

    Talenti dhe kreativiteti i Nitës gjatë viteve, hapi plot rrugë për atë, ku aktualisht është mësuese e pianos në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ku talentin dhe dashurinë për piano Nita e shpërndanë edhe me të tjerët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark