×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Njihuni me robotin që krijon vepra arti

    Insajderi
    27 September 2017 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vepra arti dhe fasada të bukura zbukurojnë ndërtesat në shumë qytete të botës. Disa janë të gdhendura me dorë, ndërsa të tjerat të prodhuara në mënyrë industriale. Por tani, një robot i teknologjisë së lartë po krijon vepra arti në shkallë të gjerë që përdoren për të transformuar vende publike. Siç na njeh materiali në vazhdim, prodhimet nga roboti i japin një kuptim të ri artit të punuar

    Mund të duket si një trapan gjigand por ky robot është programuar të presë forma për të krijuar vepra të mëdha artistike. Projekti për Artet Urbane në Brisbane të Australisë po krijon vepra arti për ndërtesat e qytetit. Matthew Tobin merret me projekte urbane të artit.

    “Gjatë 10 viteve të fundit mund të kemi ndërtuar 10 apo 15 fasada të mëdha për ndërtesat. Janë prodhuar në Kinë për tregun australian. Këtë vit kemi sjellë në vend prodhimin e fasadës së parë të madhe.”

    Prodhuesi i këtij modeli fasadash e mirëpret ndihmën e robotit. Ian Kath është me projektin urban për artet.

    “Kam 40 vjet që merrem me këtë punë dhe është e lodhshme. Tani, roboti do ta bëjë këtë gjë.”

    Roboti është pjesë e një projekti kërkimor dizanjimi prej 8 milion dollarësh në Australi që synon zhvillimin e robotëve të adaptueshëm për të ndërtuar fasada unike.

    Aktualisht, njerëzit i programojnë robotët se çfarë duhet të bëjnë. Por brenda pesë vitesh, intelegjenca artificiale do të mundësojë që vetë robotët të “shohin” punimet e tyre dhe të bëjnë ndryshime pa përfshirjen e njeriut. Jared Donovan është hulumtues me Universitetin Teknologjik Queensland.

    “Nuk flitet vetëm që roboti të identifikojë vendndodhjen e një copëze, kapjen dhe vendosjen diku tjetër, por qëllimi është që roboti të shohë formën dhe të punojë në bazë të formës. Këtu qëndron ndryshimi.”

    Një ditë, në vend të njeriut,robotë si ky do të vlerësohen për artin e krijuar./VOA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark