×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim mbi shpërndarjen përmes ajrit të vaksinave kundër tërbimit të kafshëve të egra

    Insajderi
    28 October 2019 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 29 tetor gjerë më 4 nëntor 2019, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit. Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.

    Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila  garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark