×
  • Lajme
  • Lajme

    Nju Jorku ngre alarmin: Stuhia vdekjeprurëse po vjen

    Insajderi
    18 November 2022 - 22:56

    Autoritetet meteorologjike në Nju Jork kanë paralajmëruar se vendi është nën pushtetin e një stuhie dëbore, që sipas tyre do të jetë më vdekjeprurës që vendi ka parë gjatë viteve të fundit.

    Reshjet e dendura të dëborës që goditën disa pjesë të shtetit Perëndimor të Nju Jorkut nisën sot, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme të mëdha në Nju Jork.

    Temperaturat në vend do të shkojnë nën 0 gradë celcius, ndërsa ekspertët flasin për vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të mjegullave, dhe zona të izoluar nga dëbora dhe akulli.

    “Masat ajrore të ftohta do t’i çojnë temperaturat 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.

    Autoritetet vendase u bëjnë thirrje qytetarëve te tregojnë kujdes të madh gjatë fundjavës./Abcnews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark