×
  • Lajme
  • Lajme

    Nofkat, mjetet dhe veprimet e tre serbëve të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

    Insajderi
    29 November 2018 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Roske” dhe “Limar” janë nofkat e dy të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq, si dhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare.

    Të dytë, së bashku edhe me dy persona të tjerë, u arrestuan para disa ditësh nga autoritetet kosovare, por vetëm tre prej tyre u paraburgosën, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Marko Rosic, Nedeljo Spasojeviq dhe Dragisa Mirkovic, sipas shkresave të Prokurorisë dhe gjykatës, të cilat i ka siguruar ekskluzivisht “Koha Ditore”, besohet të kenë bashkëpunuar ngushtë rreth vrasjes së Ivanoviqit. Ata po dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë, zbulim i fshehtësisë zyrtare, si dhe armëmbajtje pa leje.

    I dyshuari kryesor në mesin e të arrestuarve, Spasojeviq, i cili është hetues në Policinë e Kosovës që nga viti 2013 në veri të Mitrovicës, besohet të ketë bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarin e panjohur deri më tani, që ta kryejë vrasjen e Ivanoviqit.

    Këtë Prokuroria beson se e ka bërë, duke i mënjanuar pengesat, duke ua lehtësuar të dyshuarve ikjen nga vendi i ngjarjes me veturë zyrtare të Policisë.

    Po ashtu, ai dyshohet se u ka ndihmuar që ta lëvizin edhe automjetin me të cilin është kryer vrasja dhe ua ka lehtësuar të dyshuarve ikjen, së bashku edhe me dy policët e tjerë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

    “Me këtë, Spasojeviq nuk i ka kryer detyrat dhe autorizimet policore në vendin e ngjarjes. Nuk është ndaluar për të siguruar vendin e ngjarjes, edhe pse ka hasur në persona të paautorizuar, duke fotografuar dhe dëmtuar provat e mundshme. Këto janë arsye me të cilat përmbushet dyshimi i bazuar se ky i pandehur ka kryer veprën penale: vrasje e rëndë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark