Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti me IPPON xhudisten nga Gjeorgjia, Liparteliani.
Nora Gjakova arriti që të kualifikohet deri në gjysmëfinale, por aty u mund nga xhudistja nga Portugalia, Telma Monteiro.
Nora Gjakova kaloi me sukses grupin e saj duke i fituar dy garat për ta prekur gjysmëfinalen.
Përveç Norës, në këtë kampionat medalje fitoi edhe Distria Krasniqi. Ajo në kategorinë deri në 48 kilogramë fitoi medaljen e artë.