Duket se gjithçka është duke shkuar sipas planit për Nora Gjakovën
Xhudistja kosovare është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Pasi e mundi në rrethin e dytë spanjollen, Carla Ubasart Mascaro, xhudistja kosovare tregoi dhëmbët edhe kundër asaj ruse, Daria Mazhetskaia.
Me të nisur lufta Nora tregoi se ka ardhur në Lisbonë për medalje dhe arriti të fitojë me “ippon”.
Në gjysmëfinale, Nora do të përballet kundër xhudistes nga Portugalia, Telma Monteiro. /Insporti.com/