Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ka reaguar pas videos të publikuar ku shihet se si disa infermiere rrahin një të moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë.
Ajo përmes një Instastory ka kërkuar dënim maksimal për infermieren në fjalë.
“Nuk pata forcë me shiku këtë video deri në fund”, ka shkruar Nora.