×
  • Showbiz
  • Show

    Nora nuk e mohoi ribashkimin me të, Roberti: Ja si është të riktheheni me ish-in

    Insajderi
    07 November 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Berisha është nga personazhet shqiptare shumë të komentuara, sidomos për jetën e tij private.

    Para pak ditësh ka qenë ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, e cila përmes disa deklaratave nuk e ka mohuar mundësinë e një ribashkimi me Robertin duke bërë bujë.

    Këngëtarja shumë e njohur foli për ndarjen nga Roberti, vështirësitë për marrjen e këtij vendimi dhe mundësinë e një ribashkimi.

    E për këtë si duket Roberti është përgjigjur në emisionin e tij “Robi Plaket Kur Don Vet”, ku bëri thirrje që të mos riktheheni me ish të dashur.

    “Veç mos u ktheni me isha” ka thënë ai duke treguar se si është të riktheheni me një ish të dashur.

    Sipas tij, me u rikthy me ishin i bie si “me shit kerrin dhe me pyet a e ki hala kerrin, kthema”, shtoi ai.

    A ishte kjo një përgjigje indirikte për deklaratat që dha Nora? Si duket po.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark