×
  • Sport
  • Sport

    Nuk besoj të keni parë kësi rasti/ Presidenti futet në fushë dhe godet gjyqtarin

    Insajderi
    25 June 2022 - 15:17

    Një skandal i jashtëzakonshëm në historinë e futbollit ka ndodhur në një ndeshje në Nigeri. Kano Pillars dhe Dakkada janë ndeshur së bashku dhe një moment i çuditshëm ka ndodhur. Në minutën e 92-të, miqtë barazuan rezultatin në 1-1.

    Ky gol ka irrituar presidentin e klubit vendas, Yahaya Surajo, doli me vrap në fushë dhe e goditi pas koke me grusht. Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar të komunikojnë së bashku dhe kanë anuluar golin për pozicion të parregullt.

    Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe pezulloi presidentin e klubit për sjellje jo sportive.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark