×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk do të ketë anëtarë bordesh me librezë partie” – Në bordin e Hidroregjionit emërohet anëtari i VV-së

    Insajderi
    10 August 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar anëtarët në bordeve të disa ndërmarrjeve publike. Qeveria votoi edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues Feim Fetoshi, dhe anëtarët Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive politike”, ishin fjalët e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, që për disa minuta i harroi sot kur emëroi kryesues të kësaj ndërmarrje, Feim Fetoshi anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më 3 nëntor të 2019, Kurti e kishte pritur Fetoshin në zyret e partisë duke i uruar mirëseardhje në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Pas dy vite e gjysmë shërbimi në partinë e Kurtit, Fetoshi ia pa hajrin duke u rehatuar nga shefi i tij në një pozitë goxha të rëndësishme.

    “Feim Fetoshi nga fshati Fortesë i Rahovecit i bashkohet VETËVENDOSJE!-s. Feimi është Inxhinier i Teknologjisë dhe Bioteknologjisë me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe në Zvicër. Me një praktikë profesionale në EZH të Zürichut dhe koncernin Pharmacia të Freiburgut, ai ka kontribuar në Simpoziumin e parë të vertarisë dhe vreshtarisë së Kosovës. Me një bashkëpunim me partner gjermanë, ai ka organizuar tri projekte të mëdha në fushën e teknologjisë prodhuese si në Fabrikën për prodhimin e Styroporit në Xërxë, Fabrikën për prodhimin e hidroizolimeve në Prizren dhe në Fabrikën për prodhimin e Biodiesel në Ferizaj”

    “Feimi është themelues i ndërmarrjes Weinkos SH.P.K, që përfaqëson dy kompani gjermane si Eaton’s Begerow dhe WIGOL Reinigungs për Kosovë dhe Shqipëri. Përmes saj, Feimi bashkëpunon me shumë firma prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria në të cilat bën këshillime profesionale për ndihmë në rritjen kualitative dhe në higjienën prodhuese. Suksesin e tij nga përvoja në punë shkencore dhe menaxheriale ai tani e sjell në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Feimit, mirëseardhje i uruam së bashku me Enver Dugollin”, kishte shkruar Kurti për Fetoshin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark