×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nuk do të ketë më cigare elektronike? Ky vend ndalon prodhimin e tyre

    Insajderi
    23 June 2022 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Shtetet e Bashkuara po i ndalojnë të gjitha produktet e prodhuara nga Juul, një nga kompanitë e cigareve elektronike. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme që produkti i firmës ishte “i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik”.

    Kjo vjen pas përpjekjeve të tjera të fundit kundër duhanit nga FDA, duke përfshirë planet për të reduktuar sasinë e nikotinës varësuese të lejuar në cigare.

    Agjencia kishte ndaluar tashmë shijet e frutave që ndihmuan ta bënin Juul një fenomen mes adoleshentëve disa vite më parë, raporton BBC.

    Në vitin 2020, FDA tha se do t’u kërkonte kompanive të dorëzonin produktet e tyre të cigareve elektronike për miratim. Që atëherë, disa prej tyre u ka dhënë dritën jeshile. Juul, e themeluar në Kaliforni në vitin 2015 nga disa ish-duhanpirës, ka promovuar produktin e tyre të avullit si një alternativë më të shëndetshme ndaj cigareve tradicionale të duhanit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark