×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk dorëzohen protestuesit serbë, vendosin tenda në afërsi të Jarinjes

    Insajderi
    20 September 2021 - 21:14

    Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës është e qetë pas tensioneve që mbretëruan pasditen e së hënës.

    Raportohet se njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.

    Protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.

    Gazetari i RTV Dukagjinit raporton nga terreni se veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.

    Në atë pjesë të Kosovës edhe moti është i ligë i shoqëruar kohë pas kohe me reshje shiu.Lexo po ashtu:

    Autoritetet e Kosovës sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

    Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark