Giveaway është një nga fjalët e futura në repertorin tonë të përditshëm gjatë muajve të fundit. Loja shpërblyese në Instagram është kthyer në një “epidemi” globale dhe nuk kishin sesi shpëtonin as futbollistët, që gjithashtu kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Lucas Vasquez, i dëmtuar prej javësh, ka gjetur kohë të shpërblejë fansat e tij në Instagram për faktin se ka arritur 10 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ai do dhurojë 10 fanella me autografin e tij dhe këtë e ka publikuar në rrjetin e njohur social.
Komentuesit janë të shumtë nga e gjithë bota, por ai që lë më shumë mbresa është Toni Kroos, shoku i skuadrës te Reali e gjithashtu edhe në jetën jashtë futbollit. Toni Kroos e pret shkurt. “Nuk e dua fanellën tënde. Faleminderit”, shkruan me shaka gjermani.