×
  • Showbiz
  • Show

    “Nuk e imagjinoja kurrë se do ndodhte”- Çifti i famshëm njoftojnë ndarjen 1 vit pasi u bënë prindër

    Insajderi
    18 August 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Molly-Mae Hague ka njoftuar ndarjen e saj nga i fejuari Tommy Fury pas pesë vitesh së bashku.

    Influencuesja ndau lajmin në Instastory me 7.9 milionë ndjekësit e saj, duke shtuar se do të largohej pak nga mediat sociale.

    “Jam jashtëzakonisht e mërzitur të njoftoj se lidhja ime dhe Tommy ka marrë fund. Kurrë në një milion vjet nuk kam menduar se do të më duhej ta shkruaja këtë. Pas pesë vitesh që jemi bashkë, nuk e imagjinoja kurrë se historia jonë do të përfundonte, veçanërisht jo në këtë mënyrë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për gjënë më të rëndësishme për mua tani dhe gjithmonë, vajzën time të bukur”, shkroi ndër të tjera Molly-Mae.

    Dyshja, të cilët u njohën në serinë e vitit 2019 të Love Island dhe u fejuan në vitin 2023, mirëpritën vajzën e tyre Bambi në fillim të vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark