12:05 - 07 Tetor 2022

Haki Abazi ka shpërthyer sot në kritika kundër partisë së tij. Ka zbrazur mllefin e tij ndaj njërës prej shefave të tij. Mimoza Kusari Lilës. Nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë për të.

Kusari Lila ende nuk ia ka kthyer. Por krye deputetja e Vetëvendosjes, ishte pyetur më herët nga gazetarët për telashet që i ka me Haki Abazin, pasi ky i fundit nuk kishte marrë pjesë në disa seanca në fund të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

“S’më duket se ka qenë direkt e lidhur me mua personalisht. Ne kemi komunikim të rregullt. Ka qenë me pakënaqësinë e tij për mos formimin e Grupit të Gjelbër që e ka thënë edhe publikisht dhe kjo ka qenë njëfarë shtytje e procesit. Nuk ka pasur diçka përtej kërkesës për formimin e këtij grupi’, kishte deklaruar Kusar-Lila në dhjetor në televizionin T7.

Këtë deklaratë Kusari Lila e kishte atëherë kur Abazi përmes Facebook-ut, kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seanacat e kuvendit. Dhe se për këtë kishte një numër arsyesh.

“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, pati thënë ai Abazi.

Ai nuk e specifikonte se ishte vetëm mos formimin e Grupit të Gjelbër arsyeja e përplasjes me Kusari Lilën, shkruan Gazeta Insajderi.

Shpërthimi i dytë i Haki Abazit

I vetëm në konferencë shtypi deputeti  Haki Abazi ka shpërthyer ngjajshëm si një “uragan” duke i shkaktuar dëme partisë “në të majtë e në të djathtë”, pa u mërzitur për pasojat e fjalëve të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Abazi, e akuzoi Mimoza Kusari Lila për jo kohezion, pasi sipas tij ajo nuk ka lejuar hetimin e disa çështjeve që ka propozuar vet Abazi – përfshirë dy çështjet e rëndësishme Privatizimin dhe ShIK-un.

“Unë kam iniciuar themelimin e komisionit për privatizim që nuk është pranu. Kam iniciuar komisionin për hetimet ndaj SHIK-ut, s`ka qenë politikë elektorale por përmbajtjesore për me ec para. Këto janë të mjaftueshme për të qenë i sinqertë me votuesit, ta bëjë të qartë se s’mund të jemi heshtur e as spektator kur debati nuk përfshin impute e nuk ka përgjigje për çështje që mbesin pezull për një kohë të gjatë”, tha Abazi.

Nuk u ndal me kaq, tha edhe se është hendikep i madh që kanë shefe dikën që drejton grupin parlamentar por nuk është nga Vetëvendosje.  Madje tha edhe se Kusari-Lila nuk ka tentuar që të ketë kohezion që deputetët të jenë të suksesshëm.

“Ne rastin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kemi hendikep sepse kemi një njeri që nuk vie nga grupi parlamentar i yni, nuk është tentuar për kohezion që deputetët të japin më të mirën. Rrjedhimisht unë jam kon i qartë me këto që po i them sot e ato që do i them në vazhdimësi, i kam drejtuar tek hierarkia partiake e institucionale”, tha Abazi.

Sipas tij, deputetja Kusari-Lila nuk ka vullnetin që të mbaj minutat e takimeve me rëndësi, ai shtoi se ka iniciuar themelimin e Komisionit për Privatizim, që nuk është pranuar, gjithashtu edhe komisionin për hetimet ndaj SHIK-ut.

“Nuk ka vullnet te kryesuesja qe mos mi mbajt as minutat e takimeve, është vështirë me than që nuk janë realizu”, Abazi më tej.

Pas tërë këtyre kritikave, Abazi u pyet nga gazetarët nëse do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk jam tu dalë prej Vetëvendosjes, mendoj që proceset e rëndësishme janë kry nuk ka dëmtim të proceseve nga brenda”, tha Abazi. /Gazeta Insajderi