×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nuk e përmendi Ibrahim Rugovën në fjalim, zëdhënësja e LDK-së kritikon Konjufcën

    Insajderi
    27 November 2022 - 21:35

    Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se kryekuvendari Glauk Konjufca nuk e ka përmendur askund në fjalimin e tij të sotëm në mbledhjen e përbashkët të parlamentit të Kosovës dhe të Shqipërisë, kontributin dhe punën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, për pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit.

    Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar edhe liderët tjerë politikë se në fjalimet e tyre nuk përmendën Rugovën.

    “Historia nuk është përplotësuese e dëshirave momentale të politikanëve të rëndomtë. Ajo nuk mund të shërbejë si ideologji e interesave ditore. Harrimi i qëllimshëm i saj është përpjekje për ta manipuluar vetëdijen kolektive të një kombi. Diçka që nuk e toleron sidomos studimi i filozofisë. Ajo s’mund të rishkruhet. As të shtrembërohet dhe deformohet. Ajo duhet të njihet siç ka qenë. Të respektohet e promovohet si vlerë”.

    “Ndaj e shoh të pavend dhe ofenduese, që në fjalimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk u përmend askund kontributi madhor i atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova”.

    Sipas Halimit anashkalimi i presidentit historik nga fjalimet e liderëve nuk tregon asgjë tjetër, pos vogëlsi.

    “Figurat e rëndësishme e kontribuese për lirinë e pavarësinë e vendit, duhet t’i tejkalojnë inatet apo ideologjitë personale e partiake, duke e pasqyruar saktë të kaluarën tonë të përbashkët”,ka shkruar Halimi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark