×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk është merre ose leje” – Kurti flet në kuvend për planin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

    Insajderi
    30 November 2022 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak javë pasi pushteti në Kosovë e pranoi se plani franko-gjerman ka bazë të mirë për marrëveshjen, sot në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti tha se ai nuk është “nuk është merre ose leje”. Madje Kurti tha se nuk i ka pëlqyer gjithçka që është në plan

    Kryeministrit Albin Kurti gjatë interpelancës për situatën në veri është pyetur rreth marrëveshjes që është arritur për targat dhe marrëveshjes përfundimtare me Serbinë bazuar në planin franko-gjerman.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi i BE-së, ndonëse fillimisht i ishin referuar si plani franko-gjerman, me mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe ShBA-ve, nuk është merre ose leje, shkruan Insajderi.

    Kurti tha se dokumentin e ka konsideruar bazë të mirë për të diskutuar mbi të, dhe se nuk i ka pëlqyer gjithçka që figuron në të.

    “Propozimi i BE-së me mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe ShBA-së nuk është merre ose leje, e kam konsideruar bazë të mirë për të diskutuar mbi të, por nuk është merre ose leje”.

    “Nuk më pëlqen mua gjithçka aty, ka shumëçka që duhet të diskutohet, ama ajo që nuk e kam pranuar asnjëherë gjatë këtij procesi me Serbinë është që nga 33 marrëveshjet e kaluara në Bruksel gjatë asaj dekade ta përzgjedhin si një tryezë suedeze pikërisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

    Më tej Kurti përmendi edhe Asociacionin.

    “Dhe në anën tjetër nga çfarëdo propozimi që bëhet në të ardhmen asgjë tjetër nuk ka rëndësi si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ky lloj përzgjedhje e dyfishtë nuk është e pranueshme nga ana ime”, tha shefi i Qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark