×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk flet dhe nuk lëviz, 67-vjeçarit i refuzohet pensioni

    Insajderi
    19 February 2023 - 21:43

    Avdullah Rama,  67-vjeçar dy herë aplikoi për pension invalidor në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, por u refuzua.

    Sipas bashkëshortes,  gjendja e Ramës është e rëndë pasi që ai as nuk flet e as nuk lëvizë.

    Kjo po thotë se nuk e kupton arsyen pse u refuzuan, kur i duhet krejt e vetme të kujdeset për bashkëshortin.

    Ndërsa nga Ministria e Punës thanë se Rama, u kontrollua nga dy komisione të ndryshme të përbërë nga tre mjekë, por të cilët konstatuan se atij nuk i takon ky pension.

    E zgjidhja e vetme është padia në gjykatë për çka bashkëshortja thotë se nuk i kanë mundësitë ta bëjnë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark