×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk heq dorë”, Rama publikon pamje nga projekti i rrugës “A”

    Insajderi
    25 October 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Komerciale javën e kaluar pezulloi punimet në rrugën “A”.  Shkak janë bërë pretendimi për mashtrim në tenderin mbi 8 milionë eurosh. Por, kryetari Përparim Rama duket se nuk është dorëzuar pasi sot ka publikuar pamje nga projekti i rrugës “Jim Xhema” apo “A”.

    Rama ka thënë se kjo rrugë është ndër projektet më të rëndësishme për kryeqytetin.

    “Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet ‘Kalabria’ dhe ‘Mati’ me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen ‘Kalabria’ dhe rritur zhvillimin ekonomik në kryeqytet”, ka shkruar kryetari i Prishtinës në Facebook.

    Andaj ai ka thënë se ndonëse mund të vonohet, “kjo rrugë do të bëhet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”.

    Ndryshe Rama e kishte quajtur vendimin e Gjykatës Komerciale si vendim politik.

    Ai kishte akuzuar VV-në për ndërhyrje sepse sipas tij vendimi për pezullim të punimeve është marrë nga motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark