×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nuk jam femër”, eskalojnë në përplasje Kadaj Bujupi e Haki Abazi

    Insajderi
    27 March 2023 - 22:17

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në mes të deputetit Haki Abazi dhe analistes Donika Kadaj Bujupi në emisionin Pressing në T7. Çështja që solli deri në debat ka qenë për arsyet që e shtynë të dali nga VV-ja, Abazin.

    Gjithçka filloi në momentin kur Abazi nuk ishte i kënaqur me pyetjet që Kadaj Bujupi i bënte dhe Abazi e akuzoi si “pjesë të pushtetit”

    Gjatë debatit Kadaj Bujupi i ka thënë Abazit se nuk është femër por është grua.

    Kadja Bujupi ia përmendi intervistën e daljes nga VV-ja në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    “Si po mbet ajo puna e asaj videos. Pati fyerje e sharje e akuza. Ku mbeten tash ato fjalë”, tha ajo

    “Këto ofendime personale janë të ulta për besë. Nëse keni diçka tregojeni. Nuk dua të bie në këtë niveli, unë ju respektoj për femrën që jeni”, reagoi përsëri Abazi.  

    “Jam grua, nuk jam femër. Po shihet se në çfarë gjendje jeni”, tha Kadaj Bujupi.

    Kadja Bujupi vazhdoi me akuza tjera pastaj ndaj Abazit.

    “Tregomni a ka qenë në qëllimin tuaj dhe të atij grupit të VV-së që të përjekeni për lobim për spitale private të caktuara dhe aty aknë filluar mosmarrëveshjet mes personave brenda atij grupi”, tha ajo.

    “Kjo është gënjeshtër. Mos elxo mesazhet që t’i dërgon dikush. Për cilin takim dhe për cilin spital. Vetëm këto më thoni. Mosni ju lutem”, reagoi Abazi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark