×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë”

    Insajderi
    02 March 2016 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Shqipërisë, Shkelzen Gashi, ka thënë se nuk është penduar që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Shqipërisë para asaj zvicerane.

    Gashi i cili para pak javësh u transferua nga Baseli në Amerikë, tek Kolorado, në një intervistë për mediet amerikane ka thënë se kishte mundësi të luante edhe për Kombëtaren helvetike, por në fund zgjodhi kuqezinjtë.

    “U ula të bisedoj me trajnerin Ottmar Hitzfeld për të ardhmen. Kisha luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës u-17, u-19, u-21 dhe nuk ishte e lehtë. Kisha mundësi të luaja si për Zvicrën ashtu edhe për Shqipërinë, në fund zgjodha Shqipërinë dhe nuk jam penduar për këtë zgjedhje”, deklaroi sulmuesi me prejardhje nga Istogu.

    Gashi ka zhvilluar 10 ndeshje me Kombëtaren shqiptare me të cilën ka arritur të shënojë një gol shumë të rëndësishëm kundër Armenisë në kualifikimet e Evropianit të Francës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark