15:23 - 24 Nëntor 2022

Ballkani i Suharekës është kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi të vendit kanë triumfuar 1:3 në udhëtim te Phoenix në rrethin e 1/16-tës së finales.

Golat e fitores për “portokallezinjtë” i realizuan Zarubica (23’), Kuç (64’) dhe Gripshi (87’).

Befasia më e madhe e kësaj faze ishte eliminimi i Dritës e cila u mund 1:2 nga Liria e Prizrenit.