×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka fitues në Mitrovicë e Skenderaj, Gjilani arkëton një pikë ndaj 89-shit, Drenica dhe Malisheva luajnë pa gola

    Insajderi
    23 October 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.

    Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1.

    Me rezultat identik të njëjtë ka përfunduar ndeshja tjetër në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

    “Kuqebardhët” avancuan të parët me golin e Baton Zabërgjës në minutën e 41-të.

    Christian Mba realizoi për 89-shin për t’i barazuar shifrat dhe njëherit vendosi epilogun përfundimtar të përballjes.

    Nga një pikë kanë arkëtuar edhe Drenica dhe Malisheva që barazuan 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj./Demokracia.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark