×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Nuk ka fitues pas 90 minutave – koha shtesë ose penalltitë do ta përcaktojnë gjysmëfinalistin e parë

    Insajderi
    09 December 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen e parë çerekfinale.

    90 minutat dhuruan një lojë tejet interesante, megjithatë u mbyll 0:0.

    Të dy kombëtaret kërkonin golin, por që nuk e arritën.

    Kroatët ishin në një aspekt më kërkues, mirëpo jo edhe konkret.

    Në anën tjetër Brazili me anë të Vinicius Jr dhe Neymarit po kërkonin golin, por u mungoi në 45 minutat e parë.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola.

    Edhe në pjesën e dytë u krijuan raste të mirë, sidomos të Brazilit.

    Ata e nisën furishëm 45 minutat e dyta, por portieri i Kroacisë, Dominik Livakovic ishte në vend dhe nuk lejoi të tundet porta.

    Koha e rregullt u mbyll 0:0, duke shkuar kështu ndeshja në vazhdime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark