×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka kuorum, dështon votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare

    Insajderi
    27 November 2020 - 11:37

    Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare.

    Duke qenë se për marrëveshjet ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këto tri marrëveshje kanë votuar vetëm 52 deputetë, për çka nuk ka pasur kuorum që të njëjtat të miratohen.

    Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

    Po ashtu, nuk ka arritur të votohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark