×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka vend për të gjithë shqiptarët në Francë

    Insajderi
    02 February 2016 - 15:47

    Vetëm gjysma e tifozëve shqiptarë të cilët kanë aplikuar për të parë ndeshjet e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian të futbollit do të kenë mundësinë e të qenit prezent në stadiumet franceze. 

    Rreth 27 mijë “kuqezinj” do të udhëtojnë për në Francë gjatë muajit qershor për të përkrahur Shqipërinë,  por për të qenë afër kombëtares në paraqitjen e parë në një kampionat evropian kanë aplikuar afër 55 mijë persona.

    Vendimin për ndarjen e biletave e ka marrë federata evropiane e futbollit, UEFA

    Interesimi më i madh i tifozëve ka qenë për ndeshjen që Shqipëria e luan kundër Zvicrës.  Ndeshja do të luhet në stadiumin e Lilës, “Pier Muro”, i cili ka një kapacitet prej 50 mijë biletash.   Në këtë mënyrë, afro 6 mijë bileta u takojnë tifozëve shqiptarë,  por aplikimet për këtë ndeshje kanë shkuar 23.200 bileta, njofton Top Channel.

    Kërkesat e larta për këtë ndeshje vijnë për shkak të faktit se në Kombëtaren e Zvicrës ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare, por edhe për të parë nga afër përballjen mes dy vëllezërve Xhaka.

    Edhe për ndeshjen që Shqipëria e luan kundër Francës interesimi për të qenë prezent në stadium ka qenë më i madh se sa biletave që ofron UEFA. Rreth 17 mijë aplikime ka pasur për të parë drejtpërdrejt sfidën me “gjelat”, por në “Velodrom” do të ketë vetëm 11.108 shqiptarë, të cilët do të mbështesin nga afër skuadrën e De Biazit.

    Në “Stad de Lion”, aty ku do të zhvillohet përballja kundër Rumanisë,  do të ketë afro 10 mijë shqiptarë, ndëras 5 mijë të tjerë nuk kanë pasur fatrin që të marrin biletën. /Insajderi

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark