×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk kalon ditë që nuk më bie ndërmend finalja e humbur ndaj Barcelonës”

    Insajderi
    22 February 2016 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti francez, Thierry Henry, ka treguar se humbja në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në vitin 2006 ishte më e dhimbshmja në jetën e tij.

    Duke folur për gazetën spanjolle ‘Marca’, para duelit mes dy ish-skuadrave të tij Arsenal dhe Barcelona e cila do të zhvillohet të martën në mbrëmje në Londër, Henry ka rrëfyer përjetimet e tij pas finales së 2006-ës.

    “Nuk ka ditë që kalon dhe nuk më bie ndërmend ajo ndeshje”, rrëfeu legjenda e Arsenalit duke thënë se atë natë në Paris kishte shumë shokë e familjarë që kishin ardhur në stadium për ta ndjekur atë në finalen e humbur.

    Arsenali humbi finalen e vetme të Ligës së Kampionëve që kishte arritur ndonjëherë. Epërsinë që e kishin fituar ‘topçinjtë’ me golin e Sol Campbell, e përmbysën katalanasit me golin e Eto’s dhe brazilianit Belleti.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark