×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nuk kalon rezoluta e AAK-së për situatën në vend

    Insajderi
    30 November 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas shumë diskutimeve nuk ka kaluar rezoluta e AAK-së për gjendjen në vend.

    Rezoluta ka marrë 21 vota për, 42 kundër dhe 1 abstenim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fillim të seancës ka propozuar rezolutën për në raport me situatën e krijuar në vend.

    Lexo edhe:

    Në seancën e thirrur nga AAK për interpelancë të kryeministrit Albin Kurti për “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend” Haradinaj ka prezantuar pikat e kësaj rezolute.

    Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 22 vjet, tha Haradinaj.

    “Kryeministri i vendit në vend që të përfillë kerkesën e SHBA-së për të shtyer zbatimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq, zbatimin në faza të kësaj marrëveshjeje, me çka i ka dhënë hapësirë Serbisë, edhe ta luajë rolin e viktimës, edhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë”, tha Haradinaj. 

    Ramush Haradinaj prezantoi katër pikat e rezolutës:

    1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale.

    2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

    3. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

    4. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark