×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Nuk kanë të ndalur befasit në Kupën e Botës – Maroko merr fitore të madhe ndaj Belgjikës

    Insajderi
    27 November 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Maroku ka arritur ta mposht Kombëtaren e Belgjikës e cila sipas ranglistës se FIFA-së gjendet në pozitën e dytë (par Brazilit), me rezultat 0-2.

    Maroku ka shënuar fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

    Përfaqësuesja afrikane ka befasuar të gjithë me një fitore ndaj belgëve në takimin e zhvilluar në Al Thumama Stadium.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të belgëve, por edhe marokenët patën rastet e veta.

    Në fakt Maroku e gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.

    Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja përfaqësueset që patën rastet e veta, por vetëm marokenët gjeten golin.

    Goli i parë për Marokun erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Abdelhamid Sabiri, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

    Deri në fund, Belgjika provoi ta barazojë rezultatin, por përsëri ishin marokenët që shënuan me anë të Zakaria Aboukhlal, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.

    Pas kësaj fitore, Maroku e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Belgjika e dyta me tri pikë.

    Në ndeshjen e fundit të grupit, Belgjika ndeshet me Kroacinë, ndërsa Maroku me Kanadanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark