×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nuk ndalen shqiptarët në Britani – Kjo është shqiptarja për të cilën shkruan The Sun se po mashtron me pasaporta

    Insajderi
    13 November 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza – por mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së. Megjithatë, për të hyrë në Britani, emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë, ka zbuluar një hetim i The Sun, përcjell Insajderi.

    Ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrik në dokumente reale.

    Pamë një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët.

    Shqiptarja, Ion Daci, e cila jeton në Britani të Madhe po reklamon falsifikime të dokumenteve edhe në TikTok.

    Ion Daci, e cila po nxit mashtrimin thotë para 239,700 ndjekësve të saj se si të “hapin llogari bankare false, pasaporta, ID dhe patentë shoferi”.

    Lajmi vjen pasi kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez, Emmanuel Macron po rregullojnë marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e Kanalit.

    Por një burim shqiptarpër The Sun tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara.

    “Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë së vërtetë dhe i lejojnë migrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimit të kampeve në Mbretërinë e Bashkuar.”

    Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark