×
  • Sport
  • Euro 2020

    Nuk ndalen tifozët anglezë, dëmtojnë dhe poshtërojnë muralin e Rashford

    Insajderi
    12 July 2021 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e Manchesterit po rimodelojnë një mural që nderon futbollistin Marcus Rashford me zemra dhe mesazhe që e quajnë lojtarin një ‘hero’ dhe një ‘model’ pasi vepra artistike u dëmtua pas penalltisë së humbur me Italinë.Murali në murin e Coffee House Cafe në Withington u dëmtua me komente poshtëruese rreth Rashford,duke ofenduar edhe shokun e tij të skuadrës Sancho.

    Në një deklaratë, kryeinspektori Paul Savill tha: ‘Kjo është sjellje e turpshme dhe nuk do të tolerohet absolutisht. Manchesteri krenohet me faktin se përbëhet nga një numër bashkësish të ndryshme dhe krimi i urrejtjes në çdo formë është plotësisht i papranueshëm dhe nuk është i mirëpritur këtu në qytetin tonë.

    Vepra artistike u krijua nga Akse në nëntor të vitit 2020. Një pikturë e Rashford shfaqet së bashku me frazën: ‘Krenohu duke ditur se lufta juaj do të luajë rolin më të madh në qëllimin tuaj’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark