×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk ndalet Grenell, sërish ‘godet’ Kurtin: Ai hodhi gaz lotsjellës përkundër thirrjeve të Bidenit dhe Obamës

    Insajderi
    02 March 2021 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell ka kujtuar kohën kur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht thirrjeve të ish-presidentit Barack Obama dhe tashmë presidentit të ri amerikan Joe Biden.

    “Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës në një përpjekje për të ndaluar presidentin Obama mbështetur demarkacionin me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu i kërkoi Kurtit në atë kohë të mbështeste demarkacionin – dhe ai iu drejtua terrorizmit në vend”, shkruan Grenell në Twitter.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1366784880667889665

    Ky është reagimi i dytë i Grenellit gjatë ditës së sotme ndaj Kurtit. Ai po ashtu sot gjatë ditës e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

    “Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

    “Ai gjithnjë është anti-amerikan”, ka shtuar Grenell.

    Në lidhje me këto akuza, ka reaguar edhe Fëllanza Podrimja, ish-këshilltare e Albin Kurtit.

    Podrimja ka thënë se kur Grenell flet keq për ju, do të thotë se jeni në rrugën e duhur.

    “Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo, duke iu kundërpërgjigur ‘tweetit’ të Grenellit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark