×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Nuk pritej! Mevlani hedh poshtë Ledianën: Nuk ia vlente, s’e kam dashur kurrë!

    Insajderi
    18 September 2021 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nga çiftet më të përfolura të show bizit shqiptar kanë qenë Lediana dhe Mevlani. Është thënë shpesh në media që ndjenjat e tyre nuk ishin reale dhe për herë të parë ka reaguar Mevlani duke treguar të gjithë të vërtetat e tij në ‘Glamour Zone’.

    Bazuar në faktin që Lediana ishte e pranishme në këtë emision përballë moderatores Ester Bylyku, me deklarata bombastike për Mevlanin, ai vendosi t`ia kthejë me të njëjtën monedhë në sezonin e tretë të ‘Glamour Zone’.

    Ester Bylyku: Ke rënë ndonjëherë në dashuri me shikim?

    Mevlan Shaba: Vetëm një herë, por jo me atë që mendon ti. Është një vajzë me të cilën kam patur lidhje jashtë.

    Ester Bylyku: Po nëse nuk e ke dashur Ledianën, cfarë ishte ajo që pa publiku shqiptar mes jush?

    Mevlan Shaba: Ka qenë pëlqim, sepse e vlerësoja si person, por jo dashuri.

    Ester Bylyku: A ke derdhur lot pas ndarjes me të?

    Mevlan Shaba: Jo, më ka ardhur inat për mënyrën si erdhën gjërat por lot jo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark