×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk u lejuan të mbajnë fjalime, OVL-UÇK bojkoton ceremoninë përkujtimore në Reçak

    Insajderi
    15 January 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e OVL – UÇK në Shtime kanë akuzuar qeverinë se nuk i kanë lejuar të mbajnë fjalime në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut.

    Të pakënaqur janë shprehur edhe ish-komandantë të UÇK-së, si dhe nga shoqatat e dala nga lufta, dhe si shkas, të njejtin nuk ishin prezent në përkujtimit të të rënëve në Masakrën e Reçakut, me arsyetimit se atyre Qeveria e Kosovës ua ka mohuar mbajtjen e fjalimeve, transmeton Kanal 10.

    Ramiz Smajli – Sekretari i degës së OVL UÇK-së në Shtime, ka thënë se ka pasur hezitime nga ekzekutivi të ketë fjalime për UÇK-në, ashtu sikurse edhe për kryetarin e fshatit të Reçakut.

    Reagime patin edhe nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, e ka quajtur censurë nga ana e institucioneve përzgjedhjen e personave për të mbajtur fjalime.

    Kurse kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashati, arsyetimet e ekzekutivit i ka quajtur banale,

    Në akademinë përkujtimore në Reçak kanë mbajtur fjalime, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker, si dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark