×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u ndal në sinjalizimin e policisë, shoferi me shpejtësi të madhe shkel tre persona

    Insajderi
    22 September 2021 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në fshatin Bajskë të Mitrovicës së Jugut, shoferi i një veturë me shpejtësi të madhe nuk është ndalur në sinjalizmin që i ka dhënë polici.

    Si pasojë e shpejtësisë së madhe ai ka goditur tre persona, njëri prej të cilëve është zyrtar policor.

    “Kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ndalet me veturën e tij dhe godet zyrtarin policor si dhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë jashtë veturës” thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas lëndimeve që kanë pësuar të lënduarit, janë dërguar për trejtman në QKUK. ”Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, dërgohen në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark