×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër rekord i rasteve me COVID-19 në Slloveni

    Insajderi
    21 October 2020 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24 orët e fundit, 1,503 raste të reja janë konfirmuar zyrtarisht në Slloveni, dhe tetë persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i COVID-19, njoftoi sot qeveria sllovene.

    Numri i sotëm i të infektuarve është më i madhi deri më tani. Rekordi i mëparshëm me raste të reja me 898 infeksione u regjistrua të premten e kaluar.

    Në Slloveni, një total prej 15,982 njerëzve janë infektuar gjatë epidemisë. Momentalisht 333 pacientë ndodhen në spitale, nga të cilët 55 janë në kujdes intensiv.

    Gjithsej 200 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Slloveni gjatë epidemisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark