×
  • Lajme
  • Aktuale

    Numërohen 95% e vendvotimeve, ky është numri total i votave për katër partitë më të mëdha politike

    Insajderi
    18 October 2021 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tash kur janë numëruar mbi 95% të votave nga KQZ-ja, katër partitë që kanë fituar më së shumti vota del të jenë LVV,LDK,PDK dhe AAK.

    Në këto zgjedhje LVV del e para për nga numri i tërësishëm i votave të marra për kryetarë të komunave, e që numëron gjithsej 196,097 vota, kurse e dyta del të jetë LDK-ja me 180,344 vota të marra për kryetarë të komunave, PDK-ja dele treta me 171,163 vota të marr për kryetarë të komunave, kurse e katra del AAK-ja me gjithsej 85,900 vota.

    Në zgjedhjet nacionale LVV-ja kishte në total 438,335, kurse në këto zgjedhje lokale ka marrë 196,097 vota, LDK-ka në zgjedhjet nacionale kishte 110,985, kurse në këto zgjedhje ka marrë 180,344, PDK-ja në zgjedhjet nacionale i kishte 148,285, kurse në këto zgjedhje ka marrë 171,163 vota, dhe AAK-ja në zgjedhjet nacionale kishte 62,111, kurse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka marrë 85,900 vota.

    Ngga ky krahasim del se që nga zgjedhjet e nacionale të 14 shkurtit vetëm LVV-ja ka shënuar rënie të votës. Kurse tri subjektet tjera LDK, PDK dhe AAK kanë shënuar rritje të votës së përgjithshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark