×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon numërimi: mbi 24 milionë turq votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese

    Insajderi
    16 April 2017 - 21:58

    Qytetarët e Turqisë kanë votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese, në referendumin e mbajtur sot në të gjithë vendin.

    Pas numërimit të 100 për qind të votave, 51.20 për qind kanë votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese në vend, ndërsa 48.80 për qind votuan kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.

    Mbi 24 milionë turq votuan “pro” zgjerimit të kompetencave të presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan, ndërsa rreth 23 milionë votuan kundër.

    Tri qytetet më të mëdha të Turqisë Ankara, Izmiri dhe Stambolli i thanë “Jo” rritjes së kompetencave të Presidentit të Turqisë. Votuesit nga këto tri qytete votuan në shumicë kundër ndryshimeve kushtetuese.

    Opozita turke ka thënë se “ka pasur mashtrime” në procesin e numërimit të votave, njofton Gazeta Insajderi.

    Edhe turqit e Shqipërisë kanë votuar në këtë referendum. Komuniteti turk në Shqipëri votojë kundër ndryshimeve kushtetuese. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark